image Solo apo album, Kida i pyet fansat për gjërat që do t'i sjell

Bota e Yjeve

Solo apo album, Kida i pyet fansat për gjërat që do t’i sjell

news image

Kida është emër i njohur për publikun shqiptar, ajo është shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat natyrisht se priten shumë mirë nga fansat e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, artistja ka pyetur fansat nëse duhet ta sjell një solo-projekt apo album të ri.

Kujtojmë se “Edhe sa” titullohet projekti i fundit muzikor nga Kida, i cili u publikua në shtator dhe numëron 11 milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/