Frank Lampard shumë afër të bëhet me një punë të re.
Trajneri anglez, që për një periudhë drejtoi Chelsean, Frank Lampard mund të nis një aventurë të re në Premier League.
Ish-reprezentuesi i kombëtares së Anglisë ka marrë një ofertë nga skuadra e Everton, bën të ditur ‘Times’.
Bisedimet thuhet se do të vazhdojnë gjatë këtyre 24 orëve, kur edhe pritet të mbyllet marrëveshja.
Lampard ka qenë pa punë që kur u largua nga Chelsea, gjatë vitit të kaluar.
Wayne Rooney ka qenë po ashtu një nga emrat që ka pranuar ofertë nga Everton, por Lampard me shumë gjasë do të jetë emri i ri në krye të stolit. Ai do të zëvendësojë të larguarin Rafa Benitez. /Gazeta Sinjali Sporti/