image Lajmërohet Radoiçiq pasi i iku Policisë së Kosovës

Siguri

Lajmërohet Radoiçiq pasi i iku Policisë së Kosovës

news image

Nënkryetari i Listës Serb, Milan Radoiçiq, i ka ikur dje Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak derisa po tentonte të futej në Kosovës.

Pas kësaj është lajmëruar Radoiçiq, i cili tha se e ka mësuar nga mediat që ka urdhër për “përndjekje politike”, raporton Novosti.

Ai tha se nuk ka të bëjë me akuzat për rastin “Brezovica” dhe se këtë “e dinë mirë edhe ata që e kanë urdhëruar këtë përndjekje politike, por edhe ata që e bëjnë atë”.

Nga të gjitha krimet që janë përpjekur të m’i atribuojnë në të kaluarën, ky është më i çuditshmi, i cili vetëm dëshmon se sa të dëshpëruara dhe të pafuqishme janë kukullat shqiptare dhe mentorët e tyre të huaj”, citohet të ketë thënë ai.

Ai tha se akuzat e shtetit të Kosovës nuk do të mund ta dëbojnë apo ndajnë atë nga bashkëkombësit e tij.

Nëse dikush në Kosovë, qoftë nga institucionet apo përfaqësuesit ndërkombëtarë, mendon se me akuza të tilla të rreme mund të më dëbojë nga Kosova përgjithmonë apo të më ndajë nga bashkëkombësit e mi dhe ta dobësojë luftën për Serbinë dhe serbët, gabon rëndë”, thuhet në deklaratën e Radoiçiqit, të publikuar nga Lista Serbe.

Radoiçiq konsiderohet si i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit që ka ndodhur në vitin 2018.

Në lidhje me ikjen e tij, nga Inspektorati Policor i Kosovës është rekomanduar suspendimi i tre zyrtarëve policor që ishin në detyrë kur ka ndodhur ky rast. 

/GazetaSinjali/