image Policia sërish arsyetohet pse nuk arritën ta ndalin Radoiçiqin

Siguri

Policia sërish arsyetohet pse nuk arritën ta ndalin Radoiçiqin

news image

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka dhënë detaje në lidhje me arratisjen të Millan Radoiçiqit, i cili është në kërkim.

Sipas kësaj komunikate bëhet e ditur se Radoiçiqit i është kërkuar nga zyrtarët policor në kufi që ta ndalojë veturën mirëpo ai gjatë parkimit të veturës është larguar me shpejtësi mbrapa në drejtim të territorit të Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

“Duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”, kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.

Në lidhje me këtë rast nga Inspektorati Policor i Kosovës është rekomanduar suspendimi i tre zyrtarëve policor që ishin në detyrë kur ka ndodhur ky rast. /GazetaSinjali/