image Lojtarët dardanë nisen drejt Bukureshtit, mbajnë ende gjallë shpresat për një kualifikim

Futboll

Lojtarët dardanë nisen drejt Bukureshtit, mbajnë ende gjallë shpresat për një kualifikim

news image

Kombëtarja e Kosovës është nisur nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë drejt Bukureshtit, ku nesër do të luajë ndeshjen tejet të rëndësishme kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Faqja zyrtare e FFK-së ka publikuar pamjet e lojtarët dardanë duke u nisur nga aeroporti.

“Dardanët udhëtuan me plot motiv, dëshirë e shpresë për rezultat pozitiv! 🇽🇰🛫⚽Forca Kosovë!”, thuhet në njoftim.

Kosova udhëton drejt Rumanisë pas një barazimi të vlefshëm ndaj Zvicrës dy ditë më parë, duke mbajtur kështu ende gjallë shpresat për kualifikim.

/GazetaSinjaliSport/