image Kosova publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e tetorit, përfshihen tre lojtarë nga Superliga

Futboll

Kosova publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e tetorit, përfshihen tre lojtarë nga Superliga

news image

Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e tetorit, të ndeshjeve kualifikuese “EURO 2024”.

Selektori Primozh Gliha tashmë ka vendosur për listën e 25-lojtarëve të ftuar për këto dy duele.

Dy ndeshjet e tetorit, Kosova do t’i luajë ndaj Andorrës dhe Izraelit.

Fillimisht, ‘dardanët’ do të luajnë në udhëtim të Andorra më 12 tetor, teksa tre ditë më vonë, Kosova e pret Izraelin në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” aktualisht gjinden në vendin parafundit në grup, pa gjasa për kualifikim në Kampionatin Evropian

/GazetaSinjaliSport/