image Policia konfirmon se iu iku nga duart Milan Radojiçiqi - Sinjali

Policia konfirmon se iu iku nga duart Milan Radojiçiqi

news image

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se Milan Radojiçiq, i cili është në listën e të kërkuarve iu ka ikur Policisë së Kosovës.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe sot nga Policia e Kosovës, të cilët kanë treguar se ai kishte ikur në pikën kufitare në Bërnjak, raporton Gazeta Sinjali.

Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Kurse, rreth dy vite më parë ai ishte larguar nga banesa e tij pak minuta para se Njësitë Speciale të tentonin ta arrestonin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: