image La Liga konfirmon: Shtyhet ndeshja Madrid-Bilbao, në rrezik edhe Osasuna-Real

Futboll

La Liga konfirmon: Shtyhet ndeshja Madrid-Bilbao, në rrezik edhe Osasuna-Real

news image

Për shkak të motit të ligë dhe reshjeve të mëdha të borës, La Liga ka vendosur që të shyhet ndeshja mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos, transmeton Sinjali Sportiv.

Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos ishte paraparë të zhvillohet sot nga ora 16:15 në ‘Wanda Metropolitano’.

Mirëpo, La Liga ka njoftuar se kjo ndeshje nuk do zhvillohet sot dhe se për terminin e ri do të vendosin gjatë ditëve të ardhshme.

Gjithashtu në rrezik për t’u anuluar është edhe ndeshja mes Osasunas dhe Real Madridit. /Sinjali Sportiv/.