image Kylie Jenner sot feston datëlindjen e 23-të, kështu e uron nëna e saj

Bota e Yjeve

Kylie Jenner sot feston datëlindjen e 23-të, kështu e uron nëna e saj

news image

Modelja dhe blogerja e famshme amerikane, Kylie Jenner sot feston datelindjen e saj të 23-të.

Kylie Jenner sot ka pranuar urime të shumta, ku njëri nga personat e parë që e uroi ishte nëna e saj.

Nëna e saj, Kris Jenner ka ndarë disa imazhe duke e uruar vajzën e saj më të vogël, e cila ia ka uruar të gjitha të mirat.

“Gëzuar datëlindjen vajza ime e bukur, fëmija im më i vogël, Kylie Jenner. Kylie, nuk pushon asnjëherë duke më mahnitur me gjithçka që bën në jetë. Ti je vajza më e mrekullueshme, mbesa, motra, shoqja dhe mami e pabesueshme … je bujare, e vëmendshme, krijuese, e zgjuar , vajzë e dashur dhe une jam aq e bekuar që Zoti më zgjodhi që të jem nëna juaj. Ke një zemër të madhe dhe unë jam krenare me ty. Gëzuar datëlindjen pjesës më të shijshme të zemrës time. Të dua”, ka shkruar nëna e Kylie në mbishkrimin e fotografive.

https://www.instagram.com/p/CDtYk0_p9tL/

Nuk kanë munguar edhe urime të tjera për modelen, ndërsa sonte pritet që ajo të organizojë një aheng të madh në shtëpinë e saj. /Gazeta Sinjali/