Në mediat amerikane raportohet se miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, është shtruar në spital pasi që është shumë e sëmurë.
Sipas një burimi të TMZ-së, 22-vjeçarja qe disa ditë ka vuajtur nga ‘një sëmundje e fortë’ që e detyroi të shtrihej në një spital këtë javë.
Ashtu siç raporton TMZ, Jenner ka simptoma të rënda që ngjajnë me gripin, të cilat përfshijnë përzierje dhe marrje mendësh.
Ende nuk dihet arsyeja se çfarë po i shkakton këto simptoma, por mjekët po punojnë shumë për të përcaktuar se çfarë po e mundon 22-vjeçaren.
Kylie Jenner mungoi edhe në ceremoninë e çmimeve “Emmy” të dielën, ku motrat Kendall dhe Kim Kardashian prezantuan një çmim.
Kujtojmë se hera e fundit kur u pa Jenner në publik ishte më 18 shtator në një ditëlindjen e Sofia Richie./Gazeta Sinjali/