Kylie Jenner është një ndër personazhet më të komentuara në mediat botërore dhe çdo veprim i saj kthehet në lajmin e ditës.
Një gjë e njëjtë ka ndodhur së fundmi me një video që 22-vjeçarja ka publikuar në rrjetet sociale, transmeton Sinjali.
Jenner ka treguar se sa para ka shpenzuar së fundmi për të blerë këpucë.
Ndjekësit e 22-vjeçares i kanë thënë përderisa ajo shpenzon në këpucë, ato para mund t’i jepte donacion për pyllin e Amazonës që po digjet.
“Kylie Jenner ka blerë 673838 palë këpucë Guçi ndërkohë që pylli i Amazonës po DIGJET. Ajo ka miliarda para dhe miliona ndjekës. Minimumi që mund të bëjë është të postojë diçka në Instagram”, shkruajti një prej ndjekësve.
Kylie nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë çështje dhe mbetet të shihet se a do të reagojë apo jo./Sinjali/