image Kylie Jenner ia sheh hajrin pandemisë, por kritikohet nga fansat

Bota e Yjeve

Kylie Jenner ia sheh hajrin pandemisë, por kritikohet nga fansat

news image

Kylie Jenner, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka njoftuar ndjekësit se linja e saj më e re “Kylie Skin” ka prodhuar një dezinfektues duarsh, shkruan Gazeta Sinjali.

“Dezinfektuesi i duarve @kylieskin është këtu!!” 80% alkool, tharje e shpejt dhe e formuluar me glicerinë për të parandaluar tharjen!”- shkroi Kylie.

Mirëpo të shumtë kanë qenë ata që e kritikuan influencerën, duke shkruar se po tregohet shumë egoiste, dhe në çdo kusht dëshiron vetëm të përfitojë para. Sipas tyre ky produkt nuk ka lidhje me produktet e tjera të linjës që ajo prodhon.

Kylie dhe familja e saj kanë qenë shumë të kritikuar gjatë tërë pandemisë, për shkak të pushimeve të shumta që kanë bërë. /Gazeta Sinjali/