Miliarderia më e re në moshë, Kylie Jenner dhe rep-artisti i njohur, Travis Scott, janë fotografuar së bashku me vajzën e tyre, Stormin në një qendër familjare në Woodland Hills.
Dyshja janë parë duke u argëtuar me vajzën, përderisa paparacëve nuk iu ka ikur momenti edhe kur Travis bën një ‘selfie’ me Kylien dhe Stormin, transmeton Gazeta Sinjali.
Ende nuk dihet nëse Kylie dhe Travis i kanë rregulluar raportet mes vete apo janë bërë bashkë vetëm për shkak të vajzës.
Kujtojmë se dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre vitin e kaluar, për shkak se reperi nuk ka dashur një tjetër fëmijë dhe të martohej./Gazeta Sinjali/