image Kylie i lë në dorë grimin Kris Jenner

Bota e Yjeve

Kylie i lë në dorë grimin Kris Jenner

news image

Kylie Jenner e ka lënë nënën e saj, Kris Jenner, të lirë për t’i bërë make up-in dhe të gjithë këtë moment e ka ndarë përmes një videoje në “Youtube”.

Kris ka tentuar të japë më të mirën, mirëpo nuk ja ka arritur që ta kënaqë vajzën e saj, që ka krijuar një perandori me produktet kozmetike.
Disa herë gjatë videos ajo korrigjon teknikat e Kris, si dhe vendet ku ajo vendos produktet në fytyrën e saj.

Kris vendosi bronzer nën mjekër dhe rreth syve të Kylie-t, por jo në mollëza.

Megjithatë 23-vjeçares i ka pëlqyer diçka, madje ka mbetur e impresionuar nga mënyra se si e ëma i ka vendosur eyeshadow në sy.
Si përfundim, Kylie e këshilloi Kris që të mësojë si të bëjë konturin dhe si të lyejë vetullën.

Ndërkohë e ëma e saj është shprehur me shaka se është ndjerë shumë nervoze duke grimuar “mbretëreshën”. /Gazeta Sinjali/