image Ky fshat i Gjakovës si Lazarati, policia gjen kanbis në bahçe

Siguri

Ky fshat i Gjakovës si Lazarati, policia gjen kanbis në bahçe

news image

Dje gjatë kohës sa policia po patrullonte në fshatin Kosharë të Gjakovës, është vërejtur se ishin mbjellur edhe bimë të dyshuara narkotike.

“Fshati Koshare në Gjakovë, raportohet se gjatë patrullimit, policia ka vërejtur të mbjella bimë të dyshuara narkotike. Gjatë kontrollit janë gjetur 198 fije narkotikë me dimenzione nga 0.90 cm deri në 230 cm, që i përkasin llojit kanabis”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Nuk raportohet për persona të arrestuar.

“Janë larguar dhe janë asgjësuar të gjitha fijet e dyshuara”, përfundon njoftimi i policisë./Gazeta Sinjali/