image Ky është zyrtari policor që u arrestua dhe u suspendua, nën dyshimin se ka ngacmuar një grua në Lipjan

Siguri

Ky është zyrtari policor që u arrestua dhe u suspendua, nën dyshimin se ka ngacmuar një grua në Lipjan

news image

Sot, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “ngacmim”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai po dyshohet se ka ngacmuar një grua në Lipjan.

Gazeta Sinjali mëson se zyrtari policor i arrestuar dhe suspenduar për këtë rast është Alban Abdyli, pjesëtar i Njësisë për Reagim të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës.

Alban Abdyli

Abdyli, me urdhër të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është suspenduar nga detyra.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/