image Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor, dyshohet se ngacmoi një grua në Lipjan - Sinjali

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor, dyshohet se ngacmoi një grua në Lipjan

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “ngacmim”, raporton Gazeta Sinjali.

IPK njofton se kishte pranuar informacione sot nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Lipjan ka kryer veprime të kundërligjshme.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar edhe ankuesen (femër – shtetase e Republikës së Shqipërisë). Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “ngacmim”.

IPK kishte pranuar informacione sot nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Lipjan ka kryer veprime të kundërligjshme.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar edhe ankuesen (femër – shtetase e Republikës së Shqipërisë).

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: