image Ky është polici që u prangos nën dyshimin se keqtrajtoi një qytetar - Sinjali

Ky është polici që u prangos nën dyshimin se keqtrajtoi një qytetar

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një zyrtar policor në Ferizaj është arrestuar në dyshimin se ka keqtrajtuar një qytetar. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Sovran Marevcin.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit, të cilat njoftojnë se i njëjti po dyshohet për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare dhe sulm, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtyre burimeve ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një lokal, ku polici Marevci dyshohet se keqtrajtoi një qytetar.

Sinjali pas pak do të sjellë edhe detaje të reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin