image Ky është personi që dyshohet se grushtoi policin brenda stacionit policor në Prizren

Siguri

Ky është personi që dyshohet se grushtoi policin brenda stacionit policor në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast që ka ndodhur sot në stacionin policor në Prizren. Brenda këtij stacioni, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke e goditur me grusht.

Sinjali mëson se i dyshuari që i shkaktoi lëndime trupore policit është Rexhep Shala, i lindur në vitin 1962, nga qyteti i Prizrenit.

59-vjeçari kishte përfunduar në stacion policor pasi që dyshohet se është përfshirë në një aksident trafiku, derisa ishte në gjendje të dehur.

Gjersa ndodhej brenda stacionit, Shala kishte filluar me sulme verbale ndaj zyrtarit policor, e më pas të njëjtin dyshohet se e ka sulmuar edhe fizikisht, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor.

Për shkak të lëndimeve që ka marrë si pasojë e goditjeve, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, Shala është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/