Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Në pjesën e parë të ditës parashihet të bjerë shi, ndërsa dita e enjte do të karakterizohet me mot me vranësira kalimtare dhe me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.
Era do të vazhdoj të fryjë edhe gjatë ditës së mërkurë, kryesisht nëpër territore të kufizuara duke arritur shpejtësinë deri 14m/s”, njofton IHMK./Gazeta Sinjali/