Moti në dy ditët e ardhshme nuk do të jetë i mirë, pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe me reshje shiu.
25.05.2020 – Depërtimi i fushave jostabile me masa më të freskët ajrore nga veriu i kontinentit, në ditët e ardhshme do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm, të freskët dhe me vransira të ndryshueshme, e kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, që gjatë orëve të pasdites mund të shoqërohen edhe me bubullimë.
26.05.2020 – Freskët dhe kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, gjatë ditës priten edhe bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 15C, e në vise malore 4C deri 8C. Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-14m/s. Indeksi UV: 4.
27.05.2020 – Mbetët freskët, me vransira dhe diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me ndonjë bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 8C deri 18C, e vise malore 3C deri 9C. Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu dhe verilindja 6-13m/s. Indeksi UV: 7./ Gazeta Sinjali/