Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme pritet që të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Institutit, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu ndërsa në viset me lartësi mbi 800 parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/