image Ky është i dyshuari për vjedhje në banesën e Dragica Gashiq në Gjakovë

Siguri

Ky është i dyshuari për vjedhje në banesën e Dragica Gashiq në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në banesën e serbes në Gjakovë, Dragica Gashiq. Sinjali mëson se i dyshuari është Alajdin Olloni nga Gjakova.

I njëjti është dërguar në stacion policor dhe është intervistuar, ku në prezencë të avokatit ka pranuar se ka kryer veprën.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e saj të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/