Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar tre thasë me substancë narkotike marihuanë, në shtëpinë e një personi të dyshuar, në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës.
Sinjali mëson se i dyshuari në shtëpinë e të cilit u gjetën thasët me drogë është Kolë Baftijaj, i lindur në vitin 1969.
52-vjeçari ndodhet ende në arrati.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, Policia njoftoi se janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat si në vijim:
1 – Njё (1) thes najloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pesë (5) kg;
2 – Njё (1) thes najloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pese (5) kg;
3 – Njё (1) thes najloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë katërqind (400) gram;
4 – Një (1) peshore elektrike ngjyrë e bardhë;
5 – Tri (3) rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike;
6 – Një (1) aparat elektronik për shërbim të vakumimit të qeseve plastike –paketim të marihuanës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/