image Konfiskohen disa thasë me drogë në Suharekë

Siguri

Konfiskohen disa thasë me drogë në Suharekë

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me inicialet K.B., në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ku gjeti disa thasë me substanca narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Bastisja u krye nën dyshimin se në shtëpinë e tij gjendet një sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë.

Policia njoftoi se gjatë operacionit ka gjetur dhe sekuestruar 10 kg e 400 gramë marihuanë.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat si në vijim:

1 –  Njё (1) thes najloni  i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pesë (5) kg;

2 – Njё (1) thes najloni  i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pese (5) kg;

3 – Njё (1) thes najloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë katërqind (400) gram;

4 – Një (1) peshore elektrike ngjyrë e bardhë;

5 – Tri (3) rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike;

6 – Një (1) aparat elektronik për shërbim të vakumimit të qeseve plastike –paketim të marihuanës.

Njësitet relevante policore janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin dhe janë në kërkim të të dyshuarit, i cili ndodhet në arrati./Gazeta Sinjali/