image Ky është i arrestuari për grabitjen në Shtime

Kosovë

Ky është i arrestuari për grabitjen në Shtime

news image

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, sapo ka arrestuar të dyshuarin për grabitje në një shtëpi në Shtime, ku mbet i vrarë një person dhe u palgos një tjetër. Bëhet fjalë për A.T (Sinjali e di indentitetin e plotë). Ai është arrestuar në Prishtinë, por me prejardhje është nga komuna e Pejës, raporton Sinjali.

Lajmin e ka konfrimuar edhe zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

“Mund ta konfirmoj se hetuesit e rajonit e Ferizajt po i kryejnë disa bastisje në rajonin e Prishtinës dhe Pejës, deri më tani është arrestuar një person si dyshuar”, tha Hajdini.

Ndryshe, personi i vrarë në Shtime, i dyshuar për grabitje, është Fehmi Gashi djali i policit, Bajram Gashi.

Bajram Gashi është zyrtar policor, i cili punon në stacionin policor në Graçanicë.

Gjatë kësaj vjedhje ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë A.Ndrecaj, ndaj tij dhe N.Ndrecaj është caktuar paraburgimi me kohëzgjatje prej një muaji.

Për vjedhjen e 24 mijë frangave në këtë shtëpi, policia është në kërkim edhe të dy të dyshuarve të tjerë.

Pas pak detaje të reja lidhur me këtë rast…/Sinjali/