image Ky është çmimi i Saul Niguez nëse ndonjë skuadër e dëshiron transferimin e tij

Futboll

Ky është çmimi i Saul Niguez nëse ndonjë skuadër e dëshiron transferimin e tij

news image

Mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se pas 3 ditësh do ta tregoj skuadrën e tij të Re ku do të transferohet.

Tashmë në mediat botërore kanë filluar spekulimet se destinacioni i tij i ardhshëm është Manchester United, transmeton Gazeta Sinjali.

Ende nuk ka asnjë konfirmim apo sinjal nga skuadra angleze se po dëshiron transferimin e spanjollit.

Mediumi britanik ‘Sky Sports’ shkruan se kush e dëshiron transferimin e spanjollit, duhet të paguaj hiq më pak se 135 milionë funta.

Kjo është klauzola për prishjen e kontratës së tij me Atletico Madrid./Gazeta Sinjali/