Gazeta Sinjali sonte raportoi për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në Han të Elezit. Atje, një automjet ka goditur për vdekje një këmbësor të moshës 65-vjeçare.
Sinjali mëson se këmbësori që nuk u mbijetoi dot plagëve që mori nga automjeti është Ismail Daci.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar në Facebook edhe miqtë e tij.
“Para pak çastesh mora lajmin e trishtë, se ka vdekur një miku i shtëpisë nga Hani i Elezit, i nderuari dhe shumë respektuari Ismail Daci, në një aksident nga vetura. Mik i nderuar lamtumirë, të Allahut jemi dhe te ai një ditë do të shkojmë. Qofsh në mëshirën e Allahut. Familjes Daci ngushëllimet e mija për humbjen e bashkëshortit, babait, gjyshit, vëllait e kushëririt. Të qoftë i lehtë dheu i kësaj bote”, shkroi një nga miqtë e tij./GazetaSinjali/