image Goditet për vdekje një këmbësor nga një automjet në Han të Elezit

Siguri

Goditet për vdekje një këmbësor nga një automjet në Han të Elezit

news image

Një këmbësor ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes që ka marrë nga një automjet afër qendrës tregtare “Elkos”, në Han të Elezit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se 65-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte lëndimeve që mori në këtë aksident.

“Në ora 17:40 në Han të Elezit, afër qendrës tregtare Elkos ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve me targa vendore dhe një këmbësori. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen një person rreth 65 vjeçar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton këtë rast. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha ai./GazetaSinjali/