image Ky është 58-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura mbrëmë në Prishtinë - Sinjali

Ky është 58-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura mbrëmë në Prishtinë

news image

Mbrëmë rreth orës 19:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, vetura e ka goditur për vdekje një këmbësor.

Viktima e këtij rasti është Shefki Januzi, 58-vjeçari i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga goditja e veturës, raporton Gazeta Sinjali.

Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 17:00 në varrezat e fshatit Orllan të Podujevës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha mbrëmë Sinjalit se njësiti i trafikut është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin