image Ky është 49-vjeçari që u arrestua për keqpërdorime me patentë shoferë

Siguri

Ky është 49-vjeçari që u arrestua për keqpërdorime me patentë shoferë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e të dyshuarit të katërt për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit me ryshfet.

Sinjali mëson se 49-vjeçari që u prangos nga Policia e Kosovës është Afrim Geci.

Afrim Geci

Geci, i cili kishte qenë në kërkim policor, dyshohet se ka kryer veprat penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, 49-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

Aksioni për arrestimin e tij ishte vazhdimësi e operacionit të së premtes, i cili rezultoi me prangosjen e tre personave.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/