image Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për dallavere me patentë shoferë në Prishtinë

Siguri

Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për dallavere me patentë shoferë në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka prangosur edhe të dyshuarin e katërt për rastin e mashtrimeve dhe keqpërdorimeve me patentë shoferë, për të cilin më 9 korrik ishin arrestuar tre persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe një kandidate, raporton Gazeta Sinjali.

Në prangat e policisë gjatë ditës së djeshme ka përfunduar një 49-vjeçar me inicialet A.G., i cili kishte qenë në kërkim policor si i dyshuar për veprat penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, 49-vjeçari është ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/