image Ky është 24-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, ishte dënuar me 6 muaj burgim për shitblerje të drogës

Siguri

Ky është 24-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, ishte dënuar me 6 muaj burgim për shitblerje të drogës

news image

Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë t’iu ikin vuajtjes së dënimit. Në listën e personave që janë kapur së fundmi nga Policia është një 24-vjecar, i cili është arrestuar sot në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Ridon Llapashticën, 24-vjeçar, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim policor, pasi u ndalua për verifikim nga ana e Policisë.

A i po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve” dhe ishte dënuar me 6 muaj burgim, por kishe qëndruar në arrati qe një kohë .

Pas arrestimit, Sinjali mëson se i dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit, në njërën nga qendrat korrektuese në Kosovë .

/GazetaSinjali/