image Ky dyshohet se është motivi i tentim vrasjes me breshëri plumbash në Malishevë

Siguri

Ky dyshohet se është motivi i tentim vrasjes me breshëri plumbash në Malishevë

news image

Vëllezërit Leotrim dhe Esat (Tahir) Bytyqi përfunduan në prangat e Policisë së Kosovës pasditen e djeshme, për shkak të dyshimit se tentuan ta vrisnin një person, në fshatin Shkozë të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Ata dyshohen se shkrepën 20 plumba në drejtim të një të afërmi të tyre, 35-vjeçar, po ashtu me mbiemrin Bytyqi.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë i kanë thënë Sinjalit se motivi i tentim vrasjes me breshëri plumbash dyshohet se lidhet me një kontest pronësor që vëllezërit kishin pasur me 35-vjeçarin.

Vëllezërit Bytyqi me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes, Policia njoftoi se ka gjetur dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/