image Këta janë dy vëllezërit që dyshohen se tentuan ta vrasin me 20 plumba një person në Malishevë - Sinjali

Këta janë dy vëllezërit që dyshohen se tentuan ta vrasin me 20 plumba një person në Malishevë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një tentim vrasje me breshëri plumbash që ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Shkozë të Malishevës, ku dy persona kishin shtënë me 20 plumba në drejtim të një personi tjetër.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë i kanë thënë Sinjalit se të dyshuarit të cilët u arrestuan për këtë rast janë vëllezërit Leotrim dhe Esat (Tahir) Bytyqi.

Vëllezërit Bytyqi me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes, Policia njoftoi se ka gjetur dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin