image Ky do të jetë zëvendësuesi i Lautaro Martinezit në Inter nëse largohet në merkaton e verës

Futboll

Futboll/ Ky do të jetë zëvendësuesi i Lautaro Martinezit në Inter nëse largohet në merkaton e verës

news image

Lautaro Martinez me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Interit gjatë sezonit të ardhshëm

Ai po kërkohet me ngul nga klubi i Barcelonës, si zëvendësues ideal për Luis Suarezin, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas ‘Daily Express’, zëvendësuesi i Lautaros do të jetë lojtari i Everton, Moise Kean.

Sulmuesi i klubit anglez ka kërkuar largimin nga ‘Goodison Park’ pasi nuk po kalon një periudhë të mirë.

Ai ka kërkuar kthimin në Serie A dhe Interi mund të ia realizoj atë dëshirë 20 vjeçarit. Skuadra italiane po mendon t’i dërgoj ofertë Everton 25M funta për Kean./Gazeta Sinjali/