image Ky do të jetë moti në dy ditët e ardhshme, temperaturat deri në 32 gradë

Kosovë

Ky do të jetë moti në dy ditët e ardhshme, temperaturat deri në 32 gradë

news image

Në dy ditët e ardhshme, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të dendura.

Të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të mbajë edhe gjatë së shtunës.

“Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në një njoftim të IHMK-së.

/GazetaSinjali/