Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për “vjedhje të rënda”, pak orë pasi fotografia e tij u publikua në media, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se personi i arrestuar është një 38-vjeçar me inicialet V.Xh.
Identitetin e tij për Gazetën Sinjali e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Është arrestuar personi i dyshuar për vjedhe të renda të cilat kryesisht kanë ndodhur rajonin e përgjegjësisë së stacionit qendra në Prishtinë, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm të qytetarëve me Policinë e Kosovës, hetuesit policorë kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, V.Xh., (mashkull) 38-vjeçar. Aktualisht hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse”, tha ajo.
Kujtojmë që fotografia e 38-vjeçarit pa të dhëna të tjera të identitetit të tij u publiku mbrëmë nga Policia e Kosovës e cila kërkoi ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij./Gazeta Sinjali/