image Thirreni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person ose dini diçka për të

Siguri

Thirreni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person ose dini diçka për të

news image

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për ta identifikuar një person i cili është në kërkim.

Me autorizim nga prokuroria, Policia e Kosovës u kërkon ndihmë qytetarëve që nëse kanë, të ofrojnë informata të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit të dyshuar në fotografinë më poshtë, shkruan Gazeta Sinjali.

 “I dyshuari kërkohet nën dyshimet për përfshirje në ”vjedhje të rënda” dhe raste të tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin e telefonit: 192 (pa pagesë). /Gazeta Sinjali/