image Kurti kërkon qetësi në Kuvend: Nuk ka nevojë ta ngrisni zërin e t'i përsërisni gjërat

Politikë

Kurti kërkon qetësi në Kuvend: Nuk ka nevojë ta ngrisni zërin e t’i përsërisni gjërat

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti, që të informojë në hollësi se çfarë marrëveshje është nënshkruar dje mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e energjisë.

Ndërsa replika e Kurtit ishte se “KESCO-n nuk ua solla unë, KESCO-n e kam gjetë te ju dhe kur e keni transferuar monopolin publik, në monopol privat, ju nuk keni bërë asnjë zë”.

“Deputeti Shala, nuk është hera e parë që ju e hupni një debat dhe i hapni katër”, tha Kurti, duke iu drejtuar deputetit Shala.

Tutje Kurti ka shtruar disa pytje, të cilave iu dha vet përgjigje, duke pyetur se “a i ka KESCO borxh KEK-ut – a është i madh borxhi”, derisa përgjigja e Kurtit ishte po, por që ua drejtonte fajin opozitës, duke thënë se “e keqja buron prej juve”.

Kurti i ka këshilluar opozitën të kërkojnë falje, e që pas saj ka thënë se mund të diskutojmë.

“Duhet ta kuptoni se sa te pabesueshëm jeni kur flisni”, vijoi Kurti.

Përveç kësaj, kryeministri Kurti tha se “kur ju po flisni qetësi ka në sallë, unë po ju dëgjoj me vëmendje, nuk ka nevojë as ta ngrisni zërin e as t’i përsëritni gjërat e njëjta“.

/GazetaSinjali/