image Xavi: Isha i tronditur me disa gjëra në ekip, por detyra ime është t’i ndryshoj ato gjëra

Futboll

Xavi: Isha i tronditur me disa gjëra në ekip, por detyra ime është t’i ndryshoj ato gjëra

news image

Xavi Hernandez rrëfen se ishte i befasuar nga metodat e punës së Barcelonës kur u kthye në klub për të drejtuar skuadrën.

Ai tha se puna që e pa kur u kthye nuk i pëlqeu, por është këtu për ta ndryshuar.

“Isha i tronditur nga disa gjëra në ekip, por detyra ime tani është t’i ndryshoj ato gjëra. Duhet të organizoj punën time, në mbrojtje dhe në sulm. Të shtunën e kaluar pashë atë që dua, luajtëm një pjesë të parë të jashtëzakonshme. Duhet të përmirësohemi. Jemi në një dinamikë të mirë dhe po rritemi me kalimin e kohës”, tha ai.

“Nuk kam asnjë diagnozë. Unë e di vetëm atë që pashë. Nuk e di kush vendosi. Por tani kjo është puna ime dhe realiteti im. Ka të bëjë me fokusimin në punën time dhe përpjekjen për t’i bërë lojtarët të më kuptojnë. Nuk mund të shikojmë prapa. Duhet të dalim dhe të mundim Sevillan. Nuk kemi justifikime”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali Sporti/