image 5 gjërat që duhet t'i bëni për një dimër të rehatshëm

Këshilla/ 5 gjërat që duhet t’i bëni për një dimër të rehatshëm

news image

Stina e dimrit është njëra ndër sezonet më të preferuara të disa njerëzve.

Disa i gëzohen momenteve që qëndrojnë në shtëpi për ta shijuar atmosferën e festave, e disa të tjerë i gëzohen motit të ftohët, transmeton Gazeta Sinjali.

Që ta keni dimrin sa më të rehatshëm, ju sjellim më poshtë pesë gjërat që ju duhen:

Fustanet e gjatë të trashë

Duke qenë se ju nuk mund të rrini në shtëpi gjatë gjithë dimrit, ju duhet që kur jeni në lëvizje dhe në aktivitetet  tuaja të keni një veshje të bukur, por dhe të ngrohtë.

Batanije prej leshi

Jo më kot është krijuar kjo lloj batanije, pasi është tepër e nevojshme në këtë periudhë të vitit. Madje janë stiluar dhe disa të tilla të vogla që mund të merren me vete dhe të kombinohen me veshjen.

Çorapet të leshit

Këto çorape janë të nevojshme në këtë kohë për të mbajtur këmbët tuaja ngrohtë dhe butë.

Qirinjtë aromatikë

Prania e qirinjve në shtëpi do ju largojë mendjen disi nga i ftohti dhe aroma e tyre do ju kënaqë në varësi të shijes që keni.

Streçet

Ndonëse në dukje ato të japin përshtypjen se nuk të mbajnë fare ngrohtë, femrat nuk bëjnë dot pa ato. Mund t’i vishni ato poshtë xhinseve tuaja kur dilni. Do t’ju ndihmojnë të mos e ndjeni shumë të ftohtin