image Katër gjërat që duhet t’i shmangni para udhëtimit me aeroplan

Katër gjërat që duhet t’i shmangni para udhëtimit me aeroplan

news image

Të udhëtosh me aeroplan është gjithmonë stresuese edhe për ata që nuk i kanë frikë.

Qëndrimi për disa orë në aeroplan nuk është shumë komod, por gjithsesi ju që keni frikë apo jo nga aeroplanët, duhet t’i dini paraprakisht disa gjëra, transmeton Sinjali.

Ja cilat gjëra duhet t’i shmangni para se të udhëtoni me aeroplan:

Vendosjen e dokumenteve në një çantë të vogël

Sa më shumë çanta që keni aq më e vështirë do të jetë për ju t’i shikoni të gjitha ato. Një çantë e vogël harrohet lehtësisht në një vend dhe është më mirë që dokumentet e juaja t’i vendosni në xhepin e ndonjë çante të madhe.

Nuk planifikoni se si do të shkoni në aeroport

Nëse do të shkoni në aeroport duke përdorur transportin publik, atëherë mos harroni të gjeni një orar që ju përshtatet. Bëni kujdes nëse fluturimi juaj është në mbrëmje, pasi transporti publik natën është më i kufizuar.

Nuk menaxhoni kohën si duhet

Në aeroport rekomandohet të arrini 2-3 orë para nisjes. Mirëpo, ndonjëherë kjo është e tepërt dhe përfundoni duke pritur kot. Idealja do të ishte të jeni në aeroport 1 orë e gjysmë përpara, nëse keni bërë check-in paraprakisht.

Provoni ushqime të pazakonta përpara fluturimit

Kur jeni jashtë vendit, gjithmonë dëshironi të provoni kuzhinën e qytetit që keni vizituar. Mirëpo, nuk rekomandohet të hani ushqim ekzotik para një fluturimi, pasi nuk dihet se di do të reagojë stomaku ndaj pjatave të pazakonta./Sinjali/