image Këto janë 5 gjërat që s’duhet t’i fshihni nga mjeku - Sinjali

Këto janë 5 gjërat që s’duhet t’i fshihni nga mjeku

news image

Nëse ka një vend që duhet të tregoheni plotësisht të sinqertë edhe për detajet e jetës tuaj personale, ajo është zyra e mjekut.

Nëse nuk tregoheni plotësisht të sinqertë, atëherë as mjekët nuk mund të bëjnë punën e tyre dhe t’ju trajtojnë siç duhet. Një pjesë e madhe e vizitave shëndetësore mund të kërkojnë ekspozimin e pjesëve të trupit. Ndaj shumë njerëz mund të hezitojnë të ndajnë simptomat dhe shenjat e tyre me mjekun.

Por e vërteta është se ata janë mësuar me këto biseda dhe pyesin për një qëllim, i cili është diagnostikimi i duhur dhe trajtimi i shqetësimit tuaj.

Vështirësia në urinim, dhimbja në bark, kapsllëku dhe aciditeti mund të jenë jashtëzakonisht shqetësuese.

Ato mund të tregojnë një sëmundje serioze si p.sh. infeksione të veshkave, tumore të zorrëve, etj. Zbulimi i tyre do të ndihmonte në gjetjen e zgjidhjeve të duhura për ju.

Flisni me mjekun nëse shëndeti i organeve riprodhuese ju shqetëson sado e turpshme që mund të duket, këto probleme janë të zakonshme.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme, ciklet e çrregullta ose të dhimbshme janë disa nga shembujt më të zakonshëm.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: