image Trumpi i kërkon Putinit që t'i publikojë gjitha “gjërat e këqija” për familjen e Bidenit

Botë

Trumpi i kërkon Putinit që t’i publikojë gjitha “gjërat e këqija” për familjen e Bidenit

news image

Në një intervistë të re të botuar të martën, ish-presidenti Donald Trump i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të publikojë çdo informacion të dëmshëm që ai ka për familjen Biden, në një kërkesë të pacipë për ndihmë politike të brendshme nga kundërshtari kryesor i Amerikës.

Është shembulli i fundit i gatishmërisë së Trump për të kërkuar dhe përqafuar ndihmë politike të brendshme nga fuqitë e huaja, madje edhe nga Putini, i cili aktualisht po zhvillon një luftë të përgjakshme kundër Ukrainës, shkruan CNN.

Në intervistë me JustTheNews, Trump bëri një pretendim të paprovuar në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të Hunter Biden në Rusi dhe i kërkoi Putinit të lëshonte çdo informacion që mund të kishte për situatën. Nuk është e qartë nëse ekziston ndonjë material, apo nëse Kremlini ka akses në të.

“Unë do të mendoja se Putini do ta dinte përgjigjen për këtë”, tha Trump, duke iu referuar marrëdhënieve të mundshme të Hunter Biden në Rusi.

Ish-presidenti amerikan tutje vazhdoi: “Unë mendoj se ai duhet ta publikojë atë. Mendoj se duhet ta dimë këtë përgjigje“.

/GazetaSinjali/