image PSG dëshiron 'të heqë qafe' Ramosin

Futboll

PSG dëshiron ‘të heqë qafe’ Ramosin

news image

Gjërat në futbollin evropian po riorganizohen. Tash që po i afrohemi sezonës verore të transfereve, të thënat janë rritur se Ramos do të largohet nga kryeqyteti francez.

Sergio Ramos iu bashkua Paris St-Germain nga Real Madrid verën e kaluar. Tashmë francezët duan ta shesin 36-vjeçarin. Ata thuhet se e kanë informuar spanjollin se po planifikojnë pa të për sezonin e ardhshëm – pavarësisht një kontrate deri në vitin 2023. 

Madje, sipas portalit TodoFichajes, PSG është gati të arrijë një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës. Kjo në mënyrë që Ramos të kalojë në Inter Miami në MLS. Klubi i David Beckham është i prirur të joshë qendërmbrojtësin në Amerikën e Veriut. 

/GazetaSinjaliSporti/