image Kulusevski drejt rivalit të Juventusit në formë huazimi

Futboll

Kulusevski drejt rivalit të Juventusit në formë huazimi

news image

Ka ende disa mundësi që Dejan Kulusevski të largohet nga Juventusi në ditët e fundit të merkatos.

Sipas gazetarit italian, Alfredo Pedulla, Juventusi mund ta lejojë lojtarin të largohet me huazim me të drejtë blerje.

Anësori sulmues iu propozua Milanit i cili dha një përgjigje jo definitive, nuk ka bindje për formulën dhe të paktën në këto minuta nuk është një negociatë e nxehtë.

Por në katër ditët e fundit të merkatos, gjërat mund të ndryshojnë. Një rrugë tjetër e çon në Arsenal, por fillimisht Juventusi – pas investimit të madh të bërë – duhet të hapet në formulën e huazimit me të drejtë blerje. /Gazeta Sinjali Sporti/