Ka ende disa mundësi që Dejan Kulusevski të largohet nga Juventusi në ditët e fundit të merkatos.
Sipas gazetarit italian, Alfredo Pedulla, Juventusi mund ta lejojë lojtarin të largohet me huazim me të drejtë blerje.
Anësori sulmues iu propozua Milanit i cili dha një përgjigje jo definitive, nuk ka bindje për formulën dhe të paktën në këto minuta nuk është një negociatë e nxehtë.
Por në katër ditët e fundit të merkatos, gjërat mund të ndryshojnë. Një rrugë tjetër e çon në Arsenal, por fillimisht Juventusi – pas investimit të madh të bërë – duhet të hapet në formulën e huazimit me të drejtë blerje. /Gazeta Sinjali Sporti/