Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik njofton se në pjesën veriperëndimore dhe veriore të vendit parashihen reshje shiu, situatë e cila do të ndikoj dukshëm në rënien e fushave termike në pjesën e Dukagjinit, deri sa pjesa tjetër e territorit mbetet në ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 18-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-18 m/s. /Gazeta Sinjali/