Futbollistët e Juventusit, Federico Chiesa dhe Federico Bernardeschi janë kthyer të stërviten me pjesën tjetër të grupit para ndeshjes kundër Milanit, këtë fundjavë.
Të dy vuanin nga lëndimet, ndërsa tani duket se janë gati për lojë, raporton Football Italia.
Dyshja ishin kthyer në stërvitje këtë mëngjes dhe po ushtrojnë për një vend në formacionin kundër Rossonerëve.
Juventusi është ende në kërkim të fitores së tyre të parë në Serie A për këtë sezon. /Gazeta Sinjali Sporti/